Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

Futboll

Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:02
Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

Mrekulli, njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan, i mbijeton një tjetër aksidenti të tmerrshëm.

Edwin Tumiri ishte një nga 6 personat që shpëtuan nga tragjedia e Chapecoenses në vitin 2016, ku shumë lojtarë të ekipit brazilian humbën jetën, pasi aeroplani u përplas në malet e Bolivisë.

Tumiri sot ka përjetuar një tjetër mrekulli, duke dalë shëndosh e mirë nga aksidenti i një autobusi që po udhëtonte në Ivirgarzama.

Aty ndodheshin 51 persona, 21 vdiqën, ndërsa 30 mbijetuan. Në mesin e këtyre të fundit ishte edhe Tumiri që pati një dëmtim të lehtë në gju.

“Autobusi ishte duke ecur, unë u kapa në sediljen e përparme, e dija që do të përplaseshim, sepse po shkonim me shpejtësi të lartë.

Unë vazhdoja të mbaja sediljen me forcë dhe nuk e lëshova deri sa ramë në tokë. Unë u zvarrita, derisa dola nga autogusi, gjuri im u lëndua pak dhe thashë ‘përsëri nuk mund ta besoj.’ Pastaj ata erdhën për të na shpëtuar, nuk isha pa ndjenja. Ndihem i bekuar nga Zoti “, tha ai për mediat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat