Shkëmbi: Nuk më pëlqeu pjesa e dytë

Futboll

Shkëmbi: Nuk më pëlqeu pjesa e dytë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:30
Shkëmbi: Nuk më pëlqeu pjesa e dytë

Pas humbjes në javë e kaluar, Ballkani i kthehet fitoreve në ndeshjen me Drenicën në shtëpi. Suharekasit e mbyllën ndeshjën me rezultat 2-1.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Bledi Shkëmbi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur nga futbollistët e tij, megjithatë ka pranuar që kanë ende për t’u përmirësuar.

“Ne vinim pas një humbjeje ndaj Llapit, kishim pak presion për ta rikthyer vetëbesimin. Patëm një lojë të mirë, patëm raste të mira për të shënuar.

Nuk më pëlqeu pjesa e dytë. Pas 2 me 0 duhej të vazhdonim të shënonim ende. Duhet vetëm të përmirësohemi, për sot duhet përmirësuar vetëm ana psikologjike. Duhet vazhduar të luajmë në të njëjtin mënyrë”, ka thënë Shkëmbi.

Ballkani aktualisht kryeson renditjen tablare me 48 pikë, por që ka një ndshj më shumë të zhvilluar se oponentët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat