Klopp tregon arsyen e zëvendësimit të Salah kundër Chelsea-t

Futboll

Klopp tregon arsyen e zëvendësimit të Salah kundër Chelsea-t

Më: 6 mars 2021 Në ora: 00:26
Klopp dhe Salah

Trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp ka treguar arsyen që qëndron prapa zëvendësimit që bëri, duke e larguar Mohamed Salah nga humbja e mbrëmshme kundër Chelsea-t me rezultat 0:1, duke insistuar që nuk deshi të rrezikonte që egjiptiani të lëndohej.

Liverpooli ishte në disavantazh kundër “Bluve” kur Klopp vendosi ta ndërroj Salah me Chamberlain dhe Jotan me Jones.

Menjëherë pas ndryshimeve, në bankën rezervë Salah nuk e fshehu zemërimin që kishte, duke rritur spekulimet rreth një përçarje mes tij dhe klubit.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, për media foli Klopp, duke insistuar që zëvendësimi i tij ishte vetëm që ta ruante egjiptianin nga lëndimi i mundshëm.

“Nëse djemtë ndihen të zhgënjyer, ajo nuk është problem. Nuk e kam parë se çfarë bëri Mo,” tha Klopp.

“Arsyeja e zëvendësimit… Unë mund të ndërroja cilindo lojtarë në ato momente, është e vërtetë, por arsyeja ishte që në ato momente, ai u duk i lodhur, u duk sikur e ndjente intensitetin, dhe nuk desha që ta rrezikoj, kjo është e gjitha”, shtoi tekniku gjerman.

Pas rekordit të tyre prej tre vjet e gjysmë pa humbje në “Anfield Road”, Liverpooli me humbjen e mbrëmshme kundër Chelsea-t, tani ka pesë humbje radhazi në shtëpi, hera e parë kjo në histori të klubit.

Liverpooli tani gjendet në pozitën e shtatë në Premier Ligë, katër pikë larg Top 4, dhe 22 pikë larg liderit, Manchester City-.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat