Cancelo dhe derbi i Manchester-it: Nuk e prisja këtë. Sekreti ynë është…

Futboll

Cancelo dhe derbi i Manchester-it: Nuk e prisja këtë. Sekreti ynë është…

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:40
Joao Cancelo

Joao Cancelo po përgatitet për sfidën e fundjavës që City i tij do të luajë kundër rivalëve të Manchester United në fundjavë. Do të jetë një derbi me shije të veçantë, duke parë se do të përballen dy ekipet e para të renditjes.

“Sekreti ynë? Shihet në fushë. Nëse dikush gabon, do të jetë gjithmonë një shok i skuadrës që do të vrapojë për ta ndrequr gabimin. Jemi një grup shumë i mirë dhe e ndihmojmë njëri -tjetrin”, ka thënë Cancelo për kanalet zyrtare të klubit.

Në lidhje me derbin:

“Duam të fitojmë, ne stërvitemi për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Një derbi është gjithmonë një derbi. Nuk e prisja një diferencë kaq të madhe në renditje. Megjithatë, e përsëris, besoj se është gjithçka fryt i punës sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat