Gosens nuk përjashton mundësinë e largimit nga Atalanta

Futboll

Gosens nuk përjashton mundësinë e largimit nga Atalanta

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:56
Robin Gosens

Mbrojtësi i Atalantës, Robin Gosens, ka folur për “Bergamo TV” para ndeshjes ndaj Interit.

Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë në vitet e fundit.

Gjermani aktualisht është mbrojtësi me më së shumti gola në Kontinentin e vjetër, përkatësisht ai ka shënuar 10 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat me Atalantan.

Gosens u shpreh se është i lumtur në Bergamo, por se të ardhmes nuk i dihet.

“Ne jemi duke luajtur mirë, nuk pranojmë shumë gola dhe sulmojmë me shumë lojtarë”, tha ai.

“Ndoshta Interi nuk e ka të njëjtën gjë, sepse ata shpesh luajnë me kundërsulme”, shtoi ai.

Atalanta do përballet nesër në orën 20:45 me Interin në Stadio Giuseppe Meazza.

“Ne do të shohim se si do shkojë ndeshja. Detajet e vendosin atë, por ne shkojmë në Meazza me maksimumin e vetëbesimit sepse është një lojë që duam ta fitojmë”, tha Gosens.

26-vjeçari u bashkua me Atalantan për 800 mijë euro në vitin 2017 dhe sipas raporteve në mediat italiane, tani ai ka një vlerë prej 50 milionë euro.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Gosens është bërë objektivi kryesor i Manchester Cityt.

“Mund të them se jam vërtet i lumtur në Bergamo, është si një shtëpi e dytë për mua, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë”, përfundoi Robin Gosens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat