Presidenti i Atleticos ngatërron sulmuesin me Oblak: Benzema është portieri më i mirë në botë

Futboll

Presidenti i Atleticos ngatërron sulmuesin me Oblak: Benzema është portieri më i mirë në botë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 00:30
Enrique Cerezo, Benzema

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo është bërë viral në rrjetet sociale pas një deklarate, ku ngatërroi portierin Jan Oblak me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Benzema sonte (e diele) shënoi golin vendimtar në barazimin ndaj Atleticos, ndeshje ku shkëlqeu Oblak me disa super pritje.

I pyetur nëse do t’i ofrojë kontratë të përjetshme Oblakut, Cerezo tha se Benzema është portieri më i mirë në botë.

“Benzema është portieri më i mirë në botë, më i miri. Pastaj vijnë portierë të mirë në Barcelonë, Madrid, që edhe kanë qenë pjesë e jona”, tha ai.

Atletico momentalisht është lider në La Liga me 59 pikë, tre më shumë se Barcelona dhe pesë se Reali, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat