Henry ëndërron të bëhet trajner i Barcelonës

Futboll

Henry ëndërron të bëhet trajner i Barcelonës

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:07
Henry ëndërron të bëhet trajner i Barcelonës

Thierry Henry ka zbuluar se ëndrra e tij është të rikthehet një ditë në Barcelonë në rolin e trajnerit të ekipit të parë.

Duke qenë se e ka një rekord aspak mbresëlënës që prej se e nisi karrierën e trajnerit, Henry e pranoi se i duhet të përmirësohet në mënyrë që të ketë mundësi ta udhëheqë ndonjë skuadër ta madhe në të ardhmen.

Henry – i cili luajti tri vjet për Barcelonën duke i shënuar 49 gola në 121 ndeshje – e nisi karrierën e trajnerit në Monaco para se ta merrte drejtimin e CF Montreal.

Por ai i fitoi vetëm 13 nga 49 ndeshje në këto dy skuadra.

“Nëse më pyesni a po ëndërroj? Po, po ëndërroj. Por kur nuk je duke ëndërruar je zgjuar dhe e sheh realitetin”, tha Henry i pyetur nga Four Four Two nëse ëndërron të jetë trajner i Barçës.

“A do të doja të bëhesha trajner i Arsenalit? Po. A do të doja të kthehesha në Barcelonë? Po. A do të doja të luaja për Arsenalin përsëri? Po, do të doja, por realiteti është se nuk mundem”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat