Kahn: Agjenti i Alaba-së është i shkëputur nga realiteti

Futboll

Kahn: Agjenti i Alaba-së është i shkëputur nga realiteti

Më: 15 mars 2021 Në ora: 20:13
David Alaba

Drejtori i Bayern Munchen-it, Oliver Kahn, mendon që agjenti i David Alaba-së e ka humbur kontaktin me realitetin.

Alaba e ka konfirmuar që do t’i japë fund aventurës prej 13 vjetësh te bavarezët, pasi i ka refuzuar ofertat për zgjatje të kontratës.

“Në një formë të caktuar, s’jam i afektuar sepse vërej një shkëputje nga realitet e që të befason”, ka thënë Kahn për Zahavin në një intervistë për Kicker.

“Ne e vlerësojmë David Alaba-në shumë, ai është një person i jashtëzakonshëm, gjithmonë miqësor dhe i hapur. Edhe pse provuam gjithçka që ta mbajmë, s’u arrit asnjë marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat