Hazard dëshiron të futet në operacion, ja sa pritet të mungojë

Futboll

Hazard dëshiron të futet në operacion, ja sa pritet të mungojë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:42
Hazard dëshiron të futet në operacion, ja sa pritet të mungojë

Kalimi nga Chelsea tek Real Madrid është bërë një makth për Eden Hazard, transmeton Insporti.

Vetëm dy ditë pas rikthimit nga lëndimi, anësori belg ka pësuar edhe një lëndim tjetër në kyçin e këmbës.

Një lëndim i tillë, pritet ta mbajë jashtë fushave të blerta për disa javë, por sipas njoftimeve, Hazard dëshiron të futet në operacion, gjë e cila do ta shtyente rikthimin e tij në fund të sezonit.

Hazard, duket se nuk i beson më stafit mjekësor të Real Madridit, dhe ka kërkuar që operacioni të bëhet në Londër tek doktori James Calder, i cili e kishte operuar edhe në vitin 2017.

Hazard është paraqitur vetëm në 14 ndeshje këtë sezon, dhe ka vuajtur shumë lëndime që nga transfer i tij në verën e vitit 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat