Rashford: Të dominojmë dhe të shënojmë gola

Futboll

Rashford: Të dominojmë dhe të shënojmë gola

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:58
Rashford: Të dominojmë dhe të shënojmë gola

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës Milan-Man. Junajted, Markus Rashford u ndal në disa tema. Sulmuesi anglez mezi pret përballjen e sotme me kuqezinjtë, ndaj të cilëve premton edhe gola.

Si ndiheni tani dhe sa jeni të paduruar për ndeshjen?

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe ndihem pozitiv dhe optimist. Në paraqitjen e parë treguam se mund të bëjmë mirë në pozicione të vështira, por tani, duke shkuar në San Siro, do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje dominuese dhe të shënojmë gola

Çfarë ndikimi kishte Zlatan Ibrahimovic në karrierën tuaj dhe a ka ndonjë krahasim me Bruno Fernandes?

“Po, mund ta thoni atë. Mendërisht, ata të dy janë të fortë dhe duan të fitojnë ndeshjet. Kjo është atmosfera dhe kultura e këtij klubi, kështu që ne duhet të fillojmë ta bëjmë atë tani; ne duhet të fillojmë të fitojmë trofe dhe të hedhim hapa lart! Ndeshja e nesërme është një mundësi për ne që të bëjmë një hap përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat