Rummenigge ‘bllokon’ Flickun, s’ka marrëveshje me DFB-në?

Futboll

Rummenigge ‘bllokon’ Flickun, s’ka marrëveshje me DFB-në?

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:21
Hansi Flick

Shefi i Bayern Munchen, Kar-Heinz Rummenigge e ka në plan ta bllokojë largimin e Hansi Flick.

Kombëtarja e Gjermanisë do të mbetët pa trajnerin, Joachim Low pas Kampionatit Europian që mbahet gjatë kësaj vere.

Menjëherë pas këtij informacioni, DFB (Federata e Gjermanisë) ka nisur të ‘peshkojë’ për gjetjen e trajnerit të ri.

Emri më i përfolur është ai i Hansi Flick, trajneri i Bayern Muchen.

Megjithatë siç shkruan Bild.de, shefi i bavarezëve e ka në plan ta bllokoj largimin e Flickut që do të thotë se DFB-ja duhet të gjejë trajner diku tjetër

Kujtojmë që në listën e kandidatëve është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat