Edhe një fitore e Shkupit

Futboll

Edhe një fitore e Shkupit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:21
Shkupi fitonEdhe një fitore e Shkupit

Skuadra e Futsal Shkupit, ka regjistruar fitoren e 13-të sezonale në elitën e futsalit vendor.

Kampioni aktual, në palestrën “Enver Idrizi” mundi ekipin e “Kegi Mobi” me shifrat 9:3. Serinë e golave e nisi Ismet Ceka që në minutën e 8-të, ndërsa 3 minuta më pas Ferid Agushi dhe Zoran Leveski shënuan dy gola të shpejtë për rezultat 3:0. Leveski në minutën e 13-të shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Futsal Shkupin, ndërsa në minutën e 16-të mysafirët nga Kavadari shënuan golin e parë me autorë Zharko Spasovski.

Pas këtij momenti, vendasit shënojnë golin e 5 dhe të gjashtë me autore Ferid Agushin dhe Zoran Leveskin, para se Erkan Shabani dhe Ivan Sotirovski të shënojnë edhe dy gola të tjerë për Futsal Shkupin.

Spasovski shënoi për mysafirët që nxiti reagimin e Leveskit që të shënojë golin e 9-të për Futsal Shkupi dhe të katërtin personal, ndërsa Sazdovski vulosi rezultatin përfundimta, Fustal Shkupi 9, Kegi Mobi 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat