Nuk zmbrapset David Beckahm – tani ka një plan konkret për transferimin e Messit e Ronaldos

Futboll

Nuk zmbrapset David Beckahm – tani ka një plan konkret për transferimin e Messit e Ronaldos

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:49
Ronaldo/ Beckham/ Messi

Ish-ylli i Real Madridit, David Beckham është duke planifikuar të shndërroi Inter Miamin në një skuadër të nivelit të lartë.

Aq më shumë, saqë ai nuk përjashton një lëvizje për lojtarët si Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo.

“Kur morë Miamin, gjithmonë do të flitej për lojtarët që do të sillnim, nëse ishin Ronaldo, Messi, Neymar”, ka thënë Beckham për ESPN.

“Gjithmonë do të kishte ato diskutime. Në fakt nuk mendoj se është e vështirë për lojtarët të vendosin, të them të drejtën, sepse është një vend i shkëlqyeshëm”.

“Padyshim, është një qytet i shkëlqyeshëm, ndihem sikur kemi një bazë të tifozëve të shkëlqyeshëm, por gjithashtu e kuptoj që ka talentë të shkëlqyeshëm në Miami dhe Floridan Jugore dhe mendoj se kemi një mundësi reale”.

“Miami është një qytet që ka atë tërheqje për lojtarët që kanë luajtur në Evropë që janë yje të mëdhenj”, ka shtuar më tej ish-anëtari i Manchester United.

Nëse ndonjë super yll do të bashkohej, ata do të luanin së bashku me Gonzalo Higuain, Blaise Matuidi dhe Ryan Shawcross nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës së Beckham, Phil Neville.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat