Tjetër operacion për Coutinhon

Futboll

Tjetër operacion për Coutinhon

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:41
Tjetër operacion për Coutinhon

Philippe Coutinho i është nënshtruar përsëri një operacioni në meniskun në gjurin e tij të majtë, të cilin e dëmtoi në ndeshjen e fundit të Barçës në vitin 2020, kundër Eibarit, dhe që e ka penguar atë të shkelë në fushat e blerta deri më tani.

Sipas “Esports3”, mesfushori është kthyer në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në gjurin e dëmtuar, që po shkaktonte një rrjedhje të lëngut synovial, që ni cili lubrifikon sipërfaqet artikulare dhe ushqen kërcet.

Në fillim, Barça nuk e kishte llogaritur futbollistin brazilian për tre muaj, por pas këtij operacioni të dytë afati për riaftësimit e do të zgjatet më shumë në kohë. Nuk ka një datë të parashikuar për kthimin e tij.

Braziliani e nisi mirë sezonin, por dëmtimi e ka ndarë plotësisht nga skuadra. Me afrimin e merkatos së verës, duke qenë se nuk i ka përmbushur pritshmëritë me ngjyrat “blaugrana”, emri i tij pritet të ridalë në skenë për një transferim të mundshëm në Angli, ku Arsenali konsiderohet destinacioni më i mundshëm.

Duket theksuar se, nëse Coutinho luan edhe 10 ndeshje të tjera me fanellën e Barçës, klubi katalan do të duhet t’i paguajë edhe 20 milionë euro të tjera te Liverpool, sipas marrëveshjes së nënshkruar kur braziliani la “Anfield” për “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat