Dardanët të gatshëm për Suedinë, optimistë për nismë të mbarë 

Futboll

Dardanët të gatshëm për Suedinë, optimistë për nismë të mbarë 

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:53
Dardanët të gatshëm për Suedinë, optimistë për nismë të mbarë 

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Suedinë, e cila zhvillohet të dielën në orën 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Dardanët në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Në stërvitjen e fundit mungoi Valon Berisha, i cili për shkak të lëndimit do të mungojë edhe në duelin e nesërm me suedezët. Përveç tij në dispozicion të Challandes nuk do të jetë as Ibrahim Dreseviq i pezulluar për shkak të kartonit të kuq.

Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes punoi në aspektin taktik, teksa dha instruksionet e fundit për ballafaqimin me Suedinë.

Ndërkaq, në konferencën për media trajneri i Dardanëve e vlerësoi Suedinë në mesin e 20 ekipeve më të mira, derisa kërkoi kujdes maksimal nga djelmoshat dardanë veçmas në repartin e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat