Hysaj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Anglisë

Futboll

Hysaj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Anglisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:15
Hysaj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Anglisë

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në ndeshjen ndaj Anglisë. Pas ndeshjes, për “Rtsh”, mbrojtësi u shpreh:

“E kemi pritur që të vegjël, ndeshjen me Anglinë dhe me lojtarë të tillë.

Disa gjëra u realizuan. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, emocionet ishin aty, pasi Anglia është ekip i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushë. Duelet janë të bukura me të tillë kundërshtarë, janë kundërshtarë të mirë.

Me Stërlingun kam luajtur kundër, edhe te Napoli dhe ia dola të mbaj mirë mendoj. Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, nëse Anglisë nuk ia shënon në rastet që ke, e pëson.

Skema? Ishte një skemë e mirë, për mbrojtjen funksionoi. Skema ishte e mirë për mbrojtjen. Rastin e Uzunit mund ta humbiste edhe Cikalleshi. Mendoj se e bëri mirë pozicionin e tij.”, tha Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat