Ky pritet të jetë formacioni i Spanjës ndaj Kosovës

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Spanjës ndaj Kosovës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:07
Ky pritet të jetë formacioni i Spanjës ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Kombëtares së Spanjës për herë të parë në histori të saj. Kjo përballje do të jetë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”.

Spanja e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Luis Enrique pritet që sonte të jetë me futbollistët kryesor në fushë.

Loja e “Furisë së Kuqe” në dy ndeshjet e para nuk ka qenë bindëse, pasi në ndeshjen e parë hapës në Spanjë u ndalën nga Greqia (1:1), ndërsa me Gjeorgjinë si mysafir arritën fitore në fund të ndeshjes (1:2).

 Trajneri Luis Enrique e ka përgatitur formacionin ndaj Kosovës sipas medieve spanjolle, derisa në formacionin startues pritet të jenë top yjet.

Formacioni i mundshëm i Spanjës (4-3-3): Simon; Alba, Ramos, Garcia, Porro; Rodri, Pedri, Koke; Torres, Olmo, Morata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat