Tare flet për ndërrimin e jetës së talentit të Lazios

Futboll

Tare flet për ndërrimin e jetës së talentit të Lazios

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:57
Tare flet për ndërrimin e jetës së talentit të Lazios

Te Lazio nuk ka kaluar ende tronditja pas lajmit të trishtë që kanë marrë vetëm pak ditë më parë. Futbollisti i U-19 së tyre, Daniel Guerrini, do të ndërronte jetë në një aksident automobilistik.

Kështu ëndrra është prerë në mes për t’u bërë futbollist i njohur gjerësisht, ndërsa Igli Tare është shprehur për “Radio Sei” se te Lacio do ta kujtojnë duke përgatitur diçka të veçantë.

Drejtori sportiv i kryeqytetasëve e ka mësuar lajmin e hidhur nga djali i tij, Etiene Tare, që ishte shok skuadre me Daniel Guerrinin. “Lajmin ma dha djali im. Ishte goditje e rëndë, tragjedi.

Humbi jetën në moshën 19-vjeç dhe kjo lë shenja tek të gjithë ne. Mora familjen të nesërmen dhe e ngushëllova. I gjithë ekipi ishte i lidhur, Guerrini ishte i joni.

Në fushë shfaqte talentin e madh teknik dhe kishte aftësi për të goditur portën. Do të bëjmë diçka për ta kujtuar se ishte i Lacios”, u shpreh Igli Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat