Klopp, elozhe për dy të rinjtë: Moment i shkëlqyer për të dy, shpresojmë të vazhdojnë kështu

Futboll

Klopp, elozhe për dy të rinjtë: Moment i shkëlqyer për të dy, shpresojmë të vazhdojnë kështu

Më: 3 prill 2021 Në ora: 00:50
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur edhe për dy të rinjtë Nathaniel Phillips dhe Diogo Jota gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Arsenal-it.

“Jam i lumtur që Nat është votuar si lojtari i muajit nga tifozët, është një çmim i merituar sepse bëhet fjalë për një djalë shumë të zgjuar që po kalon një moment të shkëlqyer”, ka thënë trajneri gjerman.

“Kemi nevojë që ai të luajë siç ka bërë para ndërprerjes së kampionatit dhe shpresojmë që mund ta ruajë këtë nivel dhe të përmirësohet deri në fundin e sezonit”.

Në lidhje me Jota-n: “Edhe ai po kalon një moment të mirë dhe paraqitjet me Portugalinë e konfirmojnë këtë. Ky është një nga avantazhet e pakta që vjen nga këto pauza. Fatmirësisht, të gjithë janë kthyer pa dëmtime dhe disa prej tyre me moralin e lartë për paraqitjet e bëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat