Shkëndija e Ernest Gjokës përballet me Sileksin në Tetovë

Futboll

Shkëndija e Ernest Gjokës përballet me Sileksin në Tetovë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:08
Shkëndija e Ernest Gjokës përballet me Sileksin në Tetovë

Ndeshja e parë pas pauzës ndërkombëtare sheh Shkënidjen e Tetovës përballë Sileksit në Tetovë, në duelin e tretë të këtyre dy skuadrave në këtë kampanjë, ndërsa përballja e dytë mes veti në pranverë.

Realizimi i Ljupço Dorievit ne kokë në minutën e 57-të në përballjen e parë në gjysmësezonit pranveror i dha Shkëndijës fitore 2:1 në Kratovë, pasi paraprakisht vendasit kishin avansuar me Ivanovskin, ndërsa barazimi do të vinte me autogolin e Drashkoviqit.

Në duelin e fundit kampional para pauzës Shkëndija deklasoi Vardarin në Shkup me shifrat 6:1, ndërsa zhbllokimi i Besart Ibraimit me dy realizime vendos sulmuesin tonë në krye të listës së golashënuesve me 16 gola. Ky fakt dhe efikasiteti i manifestuar në atë ndeshje dhe gjithashtu në një tjetër test të kuqezinjëve gjatë pauzës (u luajt ndeshje Shkëndija-Shkëndija U19) është lajm pozitiv për ekipin dhe të gjithë me entuziazëm shofim përpara drejt takimit të radhës të dielën me Sileksin në Tetovë.

Armend Alimi kthehet në ekip pasi humbi sfidën me Vardarin shkaku i 5 kartonave të verdhë, ndërsa i gatshëm për lojë është edhe Ljupço Doriev që gjatë pauzës u ankua në dëmtim më të lehtë.

Portieri Kostadin Zahov mbetet në dyshim pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe për aktivizimin e tij do të vendos stafi teknik, kurse mbetet jashtë Jan Krivak që ka nisur të stërvitet me intensitet maksimal, por pa dashur të rezikohet sllovaku duhet të presë edhe një javë për tu rikthyer.

Kundërshtari

Pas sezonit të kaluar shumë të mirë, kur ndërprerja shkaku i pandemisë me Covid-19 rezultoi me fat për ekipin nga Kratova që përfaqësoi vendin në eliminatoret e Champions League, këtë kampanjë Sileksi zhvillon sezon të vështirë. 12 humbje, 5 barazime dhe 7 fitore në 24 ndeshje e lënë Sileksin në kuotën e 26 pikëve për pozitë të 10-të në renditjen tabelare.

Rrjedhimisht, për kratovasit realitet i këtij sezoni është lufta për mbijetesë dhe çdo ndeshje për ta paraqet një finale në kërkim të pikëve të shpëtimit nga rënia në kategori më poshtë.

Bilanci në ndeshjet mes veti është bindshëm në anën e Shkëndijës dhe kuqezinjtë kërkojnë konfirmim të formës së mirë për të vazhduar marshimin drejt titullit kampion.

Takimi i xhiros së 25-të në LPFMV ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në RTVM dhe Arena Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat