Cadiz mposht Valencian mes polemikash!

Futboll

Cadiz mposht Valencian mes polemikash!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:08
Cadiz mposht Valencian mes polemikash!

Humbje mes shumë polemikash për Valencian me Cadizin 2-1, në një 90 minutësh që u ndërpre për më tepër se gjysmë ore për shkak të pretendimeve për racizim në fushë të mbrojtësit të valencianëve Diakaby.

Në minutën e 36-të kur rezultati ishte 1-1, një përplasje mes Calas dhe lojtarit të Valencias shkaktoi një furtunë të vërtetë, me të dytin që pretendoi se ishte fyer me fjalë raciste nga lojtari i Cadizit.

Kaq mjaftoi që lojtarët e Valencias të braktistnin fushën dhe vetëm pas ndërhyrjes së Federatës u rikthyen në fushë me Diakaby-n që u zëvendësua duke mos dashur më të vazhdojë takimin.

Deri në atë moment, vendasit kishin shënuar me anë të Calas në minutën e 14-të ndërkohë që Gameiro barazoi në të 19-tën për miqtë.

Pas episodit ishte Cadiz që u tregua më pragmatist duke marrë dhe suksesin me një gol të Marcos Mauros pikërisht dy minuta para përfundimit të ndeshjes, me vendasit që i largohen zonës së ftohtë për momentin por duke mbajtur në valle dhe Valencian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat