Ramos elozhe arbitrit

Futboll

Ramos elozhe arbitrit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:29
Ramos elozhe arbitrit

Si gjithmonë Jyrgen Klop zbret në fushën e lojës për të parë me vëmendje nxehjen e kundërshtarëve. Fut duart në xhep dhe sheh çdo lëvizje. Qëndron kështu për minuta të tëra.

Eden Hazard shfaqet në tribunën e stadiumit “Alfredo di Stefano” duke takuar futbollistët e tjerë të Realit të Madridit. I përqafon me radhë sikur të kishte muaj pa i takuar.

Serxho Ramos ishte shumë aktiv nga tribuna e stadiumit. I jep indikacione mbrojtjes së tij. “Ngrijeni linjën Naço. Forca Mili”, bërtet Ramos duke këshilluar Naçon dhe Militaon.

Pas 26 minutash lojës, Jyrgen Klop nxjerr në nxehje futbollistët Milner dhe Tiago Alkantara. Edhe Firmino fillon stërvitjen individuale.

Jyrgen Klop shpërthen në kritika ndaj arbitrit të katërt gjerman për faullin e munguar të Lukas Vaskezit ndaj Manesë.

“Bravo Feliks. I madh”, ishte një tjetër e bërtitur e Serxho Ramosit në drejtim të arbitrit pasi i tregoi kartonin e verdhë Manesë.

Sapo futet në fushë Tiago Alkantara këshillon lojtarët e tij në anglisht: “Çfarë po bëjmë me topin. Le të luajmë futboll djem. Forca!”

Në momentin që shënoi Liverpuli dhe arbitri ndali lojën për të parë aksionin me VAR, Marselo komunikonte me David Alvarezin e Real Madrid TV për ta pyetur se ishte i rregullt apo jo.

Kapiteni i Realit motivon Viniciusin në momentin kur ai kalon Aleksandër Arnoldin. “E hëngre fare bisha”, i tha Ramos nga tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat