Eliminohet Struga Trim Lum

Futboll

Eliminohet Struga Trim Lum

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:20
Eliminohet Struga Trim Lum

Sileksi dhe Akademia Pandev do të luajnë në finale të Kupës së Maqedonisë në futboll.

Në gjysmëfinalen e sotshme, skuadra e Sileksit, në terrenin e skuadrës Struga Trim Lum, shënoi fitore minimale me 1:0, falë realizimit të saktë me kokë nga Karakamishevi në minutën e 82 të ndeshjes.

Përpos tentimeve të skuadrës vendase, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadra nga Kratova, siguroi biletën e finales, pas 24 vite pritej dhe atje do të takohet me Akademia Pandevin.

Kjo e fundit, ditë më parë, me 3:1 mundi Makedonija Gjorçe Petrovin në Shkup. Finalja e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet më 19 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat