Çfarë fat i keq!

Futboll

Çfarë fat i keq!

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:27
Çfarë fat i keq!

Për rikthimin e mesfushorit Nikolo Zaniolo, Romës i duhet të presë ende pasi 22 vjeçari akoma nuk është rikuperuar plotësisht dhe me shumë mundësi nuk do të udhëtojë me Italinë në Europianin 2021 qe do të zhvillohet këtë verë.

Sipas ‘’TuttomercatoWeb’’’, Zaniolo ka udhëtuar drejt Austrisë ku është konsultuar me doktorin e tij, Kristian Fink, i cili e ka këshilluar të mos rikthehet deri në maj në fushën e lojës, pasi gjuri i tij i dëmtuar nuk ka shkuar në nivelin 100% sa gjuri tjetër.

Procesi i shërimit të mesfushorit italian, u pengua dhe nga infektimi me Covid-19 e cila nuk e la 22 vjeçarin të rikuperohej plotësisht.

Zaniolo shpresonte të kthehej në fushë e lojës dhe të ishte gati për kombëtaren italiane, por si duket rikthimi i tij do të bëhet vetëm në dy ndeshjet e fundit të Serisë A.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat