Sylejmani: Drita fitoi pa rezitencë në pjesën e dytë

Futboll

Sylejmani: Drita fitoi pa rezitencë në pjesën e dytë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:16
Gazetari, Drilon Sylejmani

Gazetari i njohur, Drilon Sylejmani i ftuar në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV, ka deklaruar se Drita e mori fitoren e fundit në udhëtim më të vështirën, raporton Insporti.

Sipas Sylejmanit, renditja tabelare nuk ia ka mundësuar edhe aq shumë rotacione por që objektivi i Llapit është kualifikimi në finale të Kupës së Kosovës.

“Realisht Drita e mori atë që e deshti, duke e llogaritur se ka qenë udhëtimi i fundit i vështirë. Renditja tabelare Llapit nuk i mundëson kaq shumë rotacione, por duhet të pranuar se objektivi kryesor është fitimi i Kupës. Drita fitoi pa rezistencën e Llapit në pjesën e dytë. Me shumë gjasa këtë edicion do të vendoset në ballafaqimet direkte të tri skuadrave të parë, titulli do të diskutohet ndërmjet Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit”.

Drita mposhti Llapin me rezultat 2:4 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pas javës së 28-të, Drita vazhdon të jetë lidere me 61 pikë, ndërsa Llapi renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat