Pedri në radarin e Liverpool-it

Futboll

Pedri në radarin e Liverpool-it

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:25
Pedri

Liverpool janë seriozisht të interesuar për shërbimet e spanjollit Pedri, super talentit 18-vjeçar të Barcelonës.

Pedri ka shfaqur formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qneë një ndër emrat e parë për 11-shen e Ronald Koeman.

Edhe pse vetëm 18-vjeçar, Pedri ka luajtur të gjitha ndeshjet këtë sezon në La Liga.

I njohur për aftësitë e tij të mrekullueshme që të organizoj ndeshjet, Pedri shpesh luan si trekuartist, por e kemi parë edhe në krahun e majtë të sulmit.

Barcelona është në mes të një periudhe tranzicioni, me Koeman që ka sjellur shumë futbollist të rinjë në skuadër.

Përveç Pedri-t, edhe lojtarë si Mingueza, Trincao, Puig, Dest dhe Araujo.

Por, asnjë nuk ka impresionuar aq shumë sa Pedri, i cili u ftua edhe nga Luis Enrique për Snpanjës.

Shumë ekipe janë të interesuara për shërbimet e tij, dhe të tillë janë edhe gjigantët nga Merseyside, Liverpool-i.

Klopp dëshiron ta përforcoj skuadrën pas një sezoni të dobët në Premier League, dhe Pedri është parë si një përforcim i nëvojshëm.

Klauzola e tij është 70 milionë euro.

Edhe pse Barcelona normalisht do të refuzonte çdo ofertë për talentin spanjoll, nëse një ekip paguan 70 milionë, nuk ka shumë çfarë Barcelona mund të bëj.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2022, Barcelona është e detyruar që të ulet dhe të negocioj një kontratë të re për Pedri-n.

Përndryshe, katalunasit mund të rrezikojnë që ta humbasin spanjollin për 70 milionë euro.

Chelsea, Bayern, Paris Saint-Germain dhe Dortmund janë skuadrat tjera që kanë shfaqur interes për Pedri-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat