Pochetino kundër Bayernit: Asgjë nuk ka mbaruar

Futboll

Pochetino kundër Bayernit: Asgjë nuk ka mbaruar

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:04
Pochetino kundër Bayernit: Asgjë nuk ka mbaruar

E tha që pas fitores 3-2 në Mynih një javë më parë se me një skuadër si Bajerni nuk është mbyllur çështja e kualifikimit dhe e përsëriti edhe në konferencën e djeshme, në vigjilje të ndeshjes së kthimit në Paris.

Mauricio Pochettino thotë se përballë skuadrës më të fortë në botë është gjithçka e mundur, prandaj PSG duhet të luajë një tjetër ndeshje për të fituar sonte në orën 21:00 për të prerë biletën në gjysmëfinale.

“Për mua, gjithçka mund të ndodhë nesër (sot). Bajerni është skuadra më e mirë në botë për momentin. Kam respekt të jashtëzakonshëm për ta, por në të njëjtën kohë, kemi besim në forcën tonë dhe duhet të mendojmë për ta fituar këtë ndeshje”, tha tekniku argjentinas përpara mediave.

Marko Verrati është një rikuperim i rëndësishëm për francezët pasi kaloi Koronavirusin, por Poçetino nuk beson se mesfushori italian do të jetë titullar:

“Do të jetë e vështirë për Markon që të jetë titullar.

Ndërsa për Alesandro Florencin (edhe mbrojtësi italian është negativ nga COVID) ka më shumë mundësi. Ikardi është ende i dëmtuar, nuk është stërvitur me skuadrën”. Në dyshim është edhe kapiteni Markinjos.

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim muskulor dhe trajneri tha se do të vendosë vetëm sot për prezencën e tij, por e sigurt është se as ai nuk do të jetë titullar.  “Nuk e kemi vendosur ende, por titullar sigurisht që nuk do të jetë. Në stol është e mundur. Në parim, ai mund të jetë pjesë e grupit”, përfundoi ish-trajneri i Totenhemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat