Klopp i “frikësohet” Viniciusit: Më ka impresionuar

Futboll

Klopp i “frikësohet” Viniciusit: Më ka impresionuar

Më: 14 prill 2021 Në ora: 00:58
Klopp dhe Vinicius

Natën më të mirë me fanellën e Real Madridit, Vinicius Junior e ka zhvilluar javën e kaluar, duke bërë paraqitje mbresëlënëse kundër Liverpoolit, ku shënoi dy gola dhe Reali fitoi 3-1.

Paraqitja e mirë e Vini Jr nuk ka mbetur pa u vërejtur nga trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp.

Ai beson se Vinicius është një talent i jashtëzakonshëm, i cili pa asnjë dyshim, do të jetë rrezik për Liverpoolin edhe të mërkurën mbrëma në “Anfield”.

“Dihet përse e ka blerë Reali. Më ka impresionuar, jo befasuar, por impresionuar,. Është një talent i jashtëzakonshëm”, u shpreh Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat