Barcelona ndryshon skemë

Futboll

Barcelona ndryshon skemë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:02
Barcelona ndryshon skemë

U bë një javë nga dita kur Barcelona luajti kundër Vajadolidit dhe fitoi me shumë vështirësi me golin e Osman Dembelesë në minutat e fundit. U kuptua qartazi që ishte një hap pas i katalanasve në krahasim me ndeshjet e mëparshme dhe 3 pikët u arritën pas shumë vuajtjes. Skema me 3 mbrojtës duket se e ka humbur magjinë e saj dhe kjo gjë u konfirmua në “El Clasico” kundër Realit të Madridit.

Ronald Kuman luajti me 3-5-2 dhe në pjesën e parë të ndeshjes pësoi 2 golat që i dhanë fitoren Realit. Në të dytën bëri ndryshimin taktik duke kaluar në 4-3-3 dhe kjo gjë dha efekt. Skuadra katalanse luajti më mirë, ishte më e vendosur, qarkulloi topin dhe arriti të shkurtonte diferencat me Mingezën.

Tani Kuman mendon realisht që të ndryshojë dhe të rikthehet te moduli 4-3-3. Për ndeshjet e ardhshme do të rikthehet i gatshëm edhe mbrojtësi Xherard Pike, i cili ofron garanci në mbrojtjen me 4 dhe partneri i tij do të jetë njëri mes Arauhos dhe Lenglesë.

Mingeza do të kalojë djathtas në duel me Destin, ndërsa në të majtë i paprekshëm Alba. Mesfusha si gjithmonë do të jetë e Busketsit, Pedrit dhe De Jongut, ndërsa Grizman do të marrë rolin e tij si titullar në sulm.

Mesi dhe Dembele janë dy të tjerët që do të plotësojnë skuadrën. Kjo është thjesht një ide, por e cila mund të marrë jetë në duelet e ardhshme. Barcelona do të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Bilbaos në këtë fundjavë dhe ka shansin e artë për ta fituar titullin e parë në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat