Flick po largohet, ja 3 emrat që mund ta pasojnë te Bayerni!

Futboll

Flick po largohet, ja 3 emrat që mund ta pasojnë te Bayerni!

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:16
Flick po largohet, ja 3 emrat që mund ta pasojnë te Bayerni!

Aventurës së Hansi Flick në stolin e Bayern Munich po i vjen fundi.

Njeriu që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar, me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni pasi emri i tij flitet si pasues i Joachim Low në stolin e Gjermanisë.

Mediat gjermane kanë nisur të publikojnë edhe emrat që shikohen si pasues të Flick.

Në krye të listës qëndron Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig. Bayerni ka nisur prej ditësh negociatat me 33-vjeçarin, i cili është gati të hedhë hapin e madh.

Një tjetër emër që pëlqehet nga rekordmenët gjermanë është edhe Thomas Tuchel, por ky i fundit po bën shumë mirë te Chelsea dhe është shumë e vështirë që të marrë drejtimin e Bayernit në verë.

Në listë ndodhet edhe Oliver Glasner, i cili drejton Wolfsburg prej korrikut të vitit 2019. 46-vjeçari po bën një punë fantastike me “Ujqrit”. Wolfsburg renditet përkohësisht në vend të tretë në Bundesligë dhe janë shumë afër kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe puna e Glasner vlerësohet shumë nga drejtuesit e Bayern.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat