Ish-sulmuesi anglez harron që kishte shënuar në Champions

Futboll

Ish-sulmuesi anglez harron që kishte shënuar në Champions

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:37
Ish-sulmuesi anglez harron që kishte shënuar në Champions

Piter Krauç, përveç asaj që ka dhënë në fushën e futbollit, njihet nga të gjithë edhe si person shumë karizmatik dhe që bën shaka, madje edhe kur është në transmetim “live”.

Pas ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ish-sulmuesit, i është bërë një pyetje dhe ai nuk dinte të përgjigjej, ndonëse atë e kishte arritur vetë.

Ish-sulmuesit iu bë pyetja, se cilët janë lojtarët që kanë shënuar në dy ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe ai nisi të mendohej.

Pasi tha disa alternativa, ai harroi të përmendte emrin e tij, teksa kur kjo iu tha ka moderatori i emisionit, Krauç filloi të qeshte me të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat