Shkëndijes po i troket titulli në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Shkëndijes po i troket titulli në Maqedoninë e Veriut

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja

Shkëndija nga Tetova nuk ka të ndalur në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë me lehtësi shënuan fitore si mysafirë me rezultat 3:0 kundër Bellasicës në Strumicës. Tetovarëve po iu troket titulli i kampionit, i katërti në histori të klubit.

Golat i shënuan Rubin Hebaj (26' e 54') e Valmir Nuhir (41').

Trajneri Ernest Gjoka padyshim se është i kënaqur edhe me një fitore të radhës.

Shkëndija kryeson me 65 pikë pas 28 jave, duke lënë pas Shkupin me 52 dhe Bellasica është në fund me 17 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
 A. Pandev - Vardari    3:0
Bellasica - Shkëndija 0:3
Boreci -Shkupi 0:1
Rabotniçki - Makedonija GP 2:2
Struga TL - Pelisteri 3:0
Renova - Sileksi 2:1

Tabela

1. Shkendija    28    19    8    1    56:16    65
2. Shkupi    28    15    7    6    38:23    52
3. Makedonija GP    28    14    6    8    43:36    48
4. Struga Trim & Lum    28    11    11    6    32:22    44
5. Rabotniçki    28    9    14    5    35:29    41
6. Pelisteri    28    9    8    11    28:34    35
7. Akademija Pandev    28    10    4    14    23:28    34
8. Boreci    28    9    6    13    25:29    33
9. Renova    28    7    10    11    31:40    31
10. Sileksi    28    8    5    15    41:37    29
11. Vardari 28    6    10    12    30:52    28
12. Bellasica    28    4    5    19    21:57    17
Në javën e ardhshme do të takohen: Makedonija GP - Struga TL, Pelisteri - Renova, Shkëndija - Boreci, Shkupi - Rabotniçki, Sileksi - A. Pandev, Vardari - Bellasica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat