Paraja nuk është gjithçka!

Futboll

Paraja nuk është gjithçka!

Nga: Besim Kajtazi Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:36
Besim Kajtazi

Tashmë u pa qartë se Federatat e shteteve më të forta në rruzull, Anglia, Spanja, Italia e Franca, krahas UEFA-së dhe FIFA-s, u deklaruan seriozisht kundër nismës së “klubeve të mëdha” për themelimin e Superligës Evropiane të futbollit.

Bajerni i Munihut, ishte ndër skuadrat e para që u shpreh kundër, ndërsa së fundi këtë e bëri edhe pronari i Çelsit, Roman Abramoviq, dhe këtë gjë pritet në vazhdim ta bëjnë edhe drejtuesit e skuadrave tjera të “mëdha” si Barcelona, Reali i Madridit, Man UTD e Man Siti, Interi, Juvenusi, PSG e Milani...

Sanksionet që i paralajmëroi UEFA-ja , si duket zmbrapsën menjëherë synimet e pronarëve të mëdhenj, të cilët me këtë hap tentuan të bëjnë një “grusht shtet” në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit.

Edhe këtë herë u pa qartë se ndikimi i UEFA-së dhe i FIFA-s, në futbollin botëror është i madh dhe i pacenueshëm...

Ky vendim i zyrtarëve të shtëpive të futbollit e ruan shëndetin e futbollit në gjithë botën...

Paraja dihet se ka ndikim në çdo pore të jetës, pra, edhe në sport, por ajo në këtë rast, nuk mundi ta përmbysë rregullimin e tanishëm të futbollit që e kemi...

Superliga evropiane u cilësua si shumë e dëmshme për sportin më popullor nga shumë njohës dhe ish-yje të futbollit botërorë...

Paralajmërimi i themelimit të kësaj lige irritoi tej mase edhe tifozët e të gjitha skuadrave të ligave evropiane...

Kampionatet kombëtare, kupat, Liga e kampionëve dhe ajo evropiane, Evropiani, Botërori dhe ligat e kombeve mbetën edhe më tej garat më prestigjioze të futbollit...

Humbje në këtë krizë botërore nuk pësuan vetëm skuadrat e mëdha...

U bë mirë që dështoi tentimi për përmbysjen e rendit botëror të futbollit...

Autori është gazetar sportiv me përvojë (shkrimi u mor në profilin e tij në facebook)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat