Liverpooli zhgënjen, Newcastle shënon në minutën e 90+6

Futboll

Liverpooli zhgënjen, Newcastle shënon në minutën e 90+6

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:21
Goli i Salahut

Skuadra e Liverpoolit zhgënjen si vendas dhe rrezikon seriozisht hapi në luftë për vend të katërt në Premier League, pozitë që shpie në garat e Champions League.

Liverpooli si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Newcastlen, në takimin e javës së 33-të. 

Në minutën e 3-të, Mohamed Salah brenda 16-shit, shfrytëzoi një reagim jo të duhur të mysafirëve dhe nga afërsia me goditje të fortë shënoi për 1:0.

Në fund të takimit, Newcastle barazon me golin e Willock (90+6’).

Liverpooli mbetet në vend të gjashtë me 54 pikë dhe Necastle zë vendin e 15-të me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat