Çinari dhe penalltia vendimtare për titull ndaj Vllaznisë

Futboll

Çinari dhe penalltia vendimtare për titull ndaj Vllaznisë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:48
Çinari dhe penalltia vendimtare për titull ndaj Vllaznisë

Kthimi i Eraldo Çinarit në radhët e Partizanit pas shlyerjes së një pjese të dënimit që u dha nga FIFA, ka përkuar edhe me kthimin në formë të të kuqve, të udhëhequr shpesh nga golat e tij. Tashmë ekipi e sheh veten në kreun e renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë e për sulmuesin, kjo është meritë e punës që është bërë që në start.

Në “SuperSport” ai ka treguar se pikërisht puna që është bërë gjatë gjithë vitit është ajo që ka ndihmuar skuadrën të arrijë në këtë pikë, ku luftohet me ekipin e vendlindjes që ai e sheh si rivalin kryesor në luftën për trofeun.

“Kemi bërë një kampionat shumë të mirë. I falënderoj të gjithë për punën që intensitetin që nuk ka mbaruar asnjëherë e falë kësaj pune besoj se jemi ku jemi.

Ndaj Kukësit nuk e filluam mirë lojën, por goli i Asanit na dha shtysë e dolëm në lojën tonë edhe para portës së kur fiton me lojë dhe me gola është gjë e mirë.

Nuk na lejohen më gabime të tilla, synimi ka qenë të luftohet gjithmonë për titullin kampion. Nuk na lejohen më  gabime si me Apoloninë, Skënderbeun e të tjera. 7 ndeshje janë si 7 finale e shpresojmë të marrim maksimumin.

Të them që nuk ka oferta nuk mund të thuash, se ekipi po bën mirë.

Për momentin gjithçka po ecën mirë. Oferta ka, por asnjëherë nuk e kam parë të vështirë të ulem me presidentin e drejtorin të cilët kanë qenë gjithmonë të hapur ndaj nesh. Do ulemi e flasim, ku jemi e jo edhe pastaj të vendosim. Normalisht që si çdo futbollist do të doja të bëja hapin jashtë, të provoja veten, por t’ia lëmë kohës. Do ulemi e flasim me presidentin e drejtorin që janë shumë korrektë.

Penallti kundër Vllaznisë në ndeshjen që vendos titullin? Nëse profesori më beson gjuajtjen normalisht që do të shkoj të gjuaj. Unë jam profesionist dhe luaj për ekipin e Partizanit dhe do bëj maksimumin për ekipin e Partizanit.

Të them të drejtën për momentin si rival më të fortë shoh Vllazninë se nuk e kemi mundur. Është edhe Laçi? Për momentin unë shikoj Vllazninë. Shpresoj që të mërkurën ta rregullojmë me Laçi e të marrim maksimumin”, tha Çinari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat