Reagon ashpër djali i Fadil Vokrrit

Futboll

Reagon ashpër djali i Fadil Vokrrit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:12
Reagon ashpër djali i Fadil Vokrrit

Sot janë duke u mbajtuar zgjedhjet e reja parlamentare në Shqipëri.

Megjithatë, duke se listat e votuesve nuk janë ndryshuar dhe ende kanë mbetur listat e vjetra.

Në listë në një nga qendrat e Tiranës figuron edhe emri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit, i cili ka vdekur para rreth tre viteve, më 9 qershor të vitit 2018

Pas këtij lajmi në një prononcim për Insportin ka reaguar djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, i cili iu bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të përmirësohet ky gabim.

“Kemi qenë të befasuar nga ky lajm. Gabime të tilla nuk i bëjnë nder as Shqiperisë e as demokracise. Shpresojmë dhe i bëjmë apel autoriteteve shqiptare që të permirësohet ky gabim dhe te hiqet nga listat emri i Fadil Vokrrit sa me parë”, tha Gramoz Vokrri, djali i legjendës së ndjerë.

Vlenë të theksohet se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës kishte poseduar edhe nënshtetësi shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat