Fabrizio Romano konfirmon që Nagelsmann do të jetë trajner i Bayern Munchen

Futboll

Fabrizio Romano konfirmon që Nagelsmann do të jetë trajner i Bayern Munchen

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:51
Julian Nagelsmann

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Bayern Munchen.

Ai ka refuzuar ofertat e klubeve tjera dhe ka arritur një marrëveshje me bavarezët.

Nagelsmann ka arritur marrëveshje 5 vjeçare me klubin e Bayern Munchen.

Bayern Munchen dhe RB Leipzig janë duke finalizuar detajet e fundit para përmbylljes së marrëveshjes.

Me këtë konfirmohet që Hansi Flick nuk do të jetë trajner i Bayernit sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat