Marcelo: Plani ynë nuk funksionoi, e zgjidhim gjithçka në Londër

Futboll

Marcelo: Plani ynë nuk funksionoi, e zgjidhim gjithçka në Londër

Më: 28 prill 2021 Në ora: 00:40
Marcelo

Real Madrid nuk mundi ta fitojë ndeshjen e parë ndaj Chelseas në Madrid, në llogari të gjysmëfinaleve të Champions League. Ndeshja u mbyll me shifrat 1-1 dhe pas saj për mediet foli senatori i Los Blancos, Marcelo.

“Pjesën e parë e nisëm me një plan që nuk na doli. Më pas u përmirësuam dhe loja hyri në një ritëm tjetër dhe shim më mirë. E dinim se është edhe një ndeshje për t’u luajtur, po bëjmë mirë dhe ndeshja e dytë do të jetë ndryshe.

Ishte ndeshje e vështirë, por jemi të qetë, në Angli do të bëjmë mirë. Jemi më shumë se 25 lojtarë dhe jemi këtu për të ndihmuar të gjithë nga pak. Jam shumë i lumtur për Karim (Benzema), por mbi të gjitha që lamë shanse për të shkuar në finale.

Ne po bëjmë atë që besojmë se mund të bëjmë dhe do luftojmë deri në fund. Do e bëjmë gjithmonë, tifozët tanë duhet ta dinë këtë fakt”, u shpreh Marcelo pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat