Katër ndeshje të forta në Superligë, vëmendja në Suharekë e Prishtinë

Futboll

Katër ndeshje të forta në Superligë, vëmendja në Suharekë e Prishtinë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:07
Superligë

Xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me katër përballje tejet interesante.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në qytetin e Suharekës, aty ku skuadra e Ballkanit do e pres Llapin.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku Prishtina do t’i bëj konak Trepçës ’89.

Ndeshje e nxehtë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” do të përballen me Drenicën e cila po lufton për mbijetesë.

Kampionia në fuqi, Drita, do të udhëtoj drejt Pejës për t’u përballur me Besën.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat