Muçi mbetet kampion

Futboll

Muçi mbetet kampion

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:50
Muçi mbetet kampion

Ernest Muçi dhe Legia e Varshavës janë shpallur mbrëmjen e djeshme kampionë për herë të 15 në Poloni. Në fakt, nuk ishte nevoja që Legia të zbriste në fushë duke qenë se rivalët e tyre u ndalën në një barazim dhe kështu tre javë para fundit, matematika iu lejon të festojnë.

Kështu, nga Shqipëria me Tiranën dhe tashmë në Poloni me Legian, Muçi mbetet kampion, shkruan vipsport.

Nga janari kur u transferua te gjigandët nga Varshava, talenti shqiptar nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion për efekt të përshtatjes në një kampionat të huaj.

Mirëpo, tashmë në vazhdim pritet që 20-vjeçari të ketë më shumë hapësira, me planin që në sezonin e ardhshëm të jetë një titullar fiks i ekipit, duke qenë se te Legia i besojnë shumë cilësive të Muçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat