Eze dëshiron të largohet nga Shqipëria

Futboll

Eze dëshiron të largohet nga Shqipëria

Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:04
Eze dëshiron të largohet nga Shqipëria

Lajme të reja vijnë nga kampi i Kukësit në këtë prag merkatoje. Kampionati është drejt fundit dhe skuadrat e lojtarët nisin të bëjnë llogaritë e tyre për sa i përket transferimeve. Një prej futbollistëve që ka rënë në radarët e klubeve të huaja është edhe Patrik Eze.

Sulmuesi nigerian ka spikatur këtë sezon me skuadrën e Kukësit. Plot 13 gola mbajnë firmën e tij në këto 30 ndeshje, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore për momentin.

Sipas asaj që raportohet në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, një ofertë nga Katari josh Ezenë. Vetë lojtari së bashku me bashkëshorten e tij dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, por fjalën e fundit do e thotë klubi verilindor.

Kontrata mes palëve përfundon në verën e ardhshme, prandaj ekipi nga Katari duhet të derdhë para në arkat e Kukësit për të brë të tijin sulmuesin nigerian. Një ofertë e kënaqshme financiarisht do të lumturonte të dyja palët, si futbollistin, ashtu edhe Kukësin, që do të përfitonte nga shitja e tij, për të mos e lënë të ikë me parametra 0 vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat