Barcelona do të ndeshet me Valencian në një nga “5 finalet” e fundit

Futboll

Barcelona do të ndeshet me Valencian në një nga “5 finalet” e fundit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Barcelona do të ketë përballë një provë të vështirë për titullin e La Ligas.

Skuadra e Ronald Koeman do të përballet me Valencian në “Estadio de Mestalla” në kuadër të xhiros së 34-të të La Ligas.

Barcelona do të kërkojë me çdo kusht tre pikë dhe të mbajë hapin me dy rivalët nga Madridi për titullin kampion.

Sipas “Mundodeportivo”, tani Koeman nuk e ka luksin të pushojë lojtarët kryesorë siç bëri me disa ndaj Granadas, ndeshje të cilën e humbën në Camp Nou.

Tani, Messi, De Jong, Griezman dhe Mingueza do të jenë titullarë bashkë me Busquets.

Orari i ndeshjes, Valencia – Barcelona: Ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat