Lukaku me fjalë të mëdha për Conten

Futboll

Lukaku me fjalë të mëdha për Conten

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:39
Romelu Lukaku dhe Antonio Conte

Romelu Lukaku e ka lartësuar trajnerin e vet në Inter, Antonio Conte, për frymëzimin e skuadrës për ta fituar titullin në Serie A në sezonin 2020/21, duke thënë se do të luftonte deri në vdekje për italianin.

Conte e udhëhoqi Interin drejt titullit të parë në Serie A pas 11 vjetëve, pasi zikaltrit u kurorëzuan kampionë të Italisë në fundjavë pas barazimit të Atalantës 1:1 me Sassuolon.

Edhe vetë Lukaku dha shumë për kauzën e zikaltërve, duke i shënuar 21 gola në 33 ndeshje në ligë këtë sezon.

Ai ia lë të gjitha meritat trajnerit Conte për ngritjen e nivelit të lojës së tij.

“Do të luftoja deri në vdekje për të. Nuk munda t’i bashkohesha atij në Chelsea, por gjithmonë kam thënë që do të luaja për të ditën që e lashë Manchester Unitedin”, tha Lukaku.

Sulmuesi belg shtoi: “Conte më tha drejtpërdrejt: ‘Nëse nuk punon në stërvitje, nuk do të luash. Është e nevojshme të dish të luash me shpinën e kthyer kah porta’”.

“Pra, është e rëndësishme të njohësh njerëz të cilët ta thonë të vërtetën e plotë dhe duan të të ndihmojnë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat