Emery me fjalë interesante për Granit Xhakën

Futboll

Emery me fjalë interesante për Granit Xhakën

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:22
Emery me fjalë interesante për Granit Xhakën

Trajneri i Villarreal, Unai Emery i kthehet kohës së kaluar te Arsenal, ku drejtoi më shumë se një vit në periudhën 2018-19 dhe flet për një nga lojtarët më aktivë në fushë dhe më të përfolur jashtë saj te Arsenali, Granit Xhakën.

Spanjolli, në kohën e të cilit, Xhaka ishte kapiten e më pas pati një zënkë të fortë me tifozët, ka fjalë shumë të mira për Xhakën dhe e cilëson atë si lojtar dhe njeri shumë të mirë.

“Graniti meriton të jetë në një klub si Arsenal dhe gjithashtu meriton edhe respektin e tifozëve. E thashë në atë kohë dhe e them edhe tani: Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe dyfish njeri i jashtëzakonshëm.

Jam shumë i lumtur që po e shijon aventurën me Arsenal”, u shpreh Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat