Cristiano Ronaldo mungon në stërvitje, viziton fabrikën e Ferrarit

Futboll

Cristiano Ronaldo mungon në stërvitje, viziton fabrikën e Ferrarit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:19
Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mungoi sot në stërvitje, ndërsa vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello bashkë me Andrea Agnellin dhe John Elkann.

Një vizitë kjo që ishte planifikuar për disa kohë. CR7 vizitoi fabrikat, të dy linjat e prodhimit dhe departamentin e garave dhe ishte në gjendje të shihte se si dhe ku lindin të veturat më të famshëm në botë.

Reprezentuesi portugez gjithashtu u takua me dy pilotët e formulave të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Ronaldo ua dha dy fanella të nënshkruara nga ai dhe bëri një fotografi së bashku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat