Malisheva apo Dukagjini në elitën e futbollit të Kosovës?

Futboll

Malisheva apo Dukagjini në elitën e futbollit të Kosovës?

Nga: K.Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:16
Malisheva

E shtuna e 15 majit për dikë do të jetë festë e për dikë zhgënjim!

Malisheva dhe Dukagjini i Klinës, janë në garë të ashpër për vend të parë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A në futboll. 

Malisheva ka përparësi dy pikë ndaj Dukagjinit të Klinës. 

E veçanta është se dy skuadrat luajnë në udhëtim dhe ndaj skuadrave me renome Vëllaznimit dhe Trepçës.

Malisheva luan në Gjakovë kundër Vëllaznimit dhe Dukagjini në Mitrovicë ndaj Trepçës.  
Vendi i parë shkon direkt në elitë, i dyti luan në barazh. 

Malisheva kryeson me 57 dhe Dukagjini është i dyti me 55 sosh.

Liga e parë, grupi A
E shtunë

Vëllaznimi - Malisheva
Treppa - Dukagjini
Drenasi - Istogu
Vushtrria A&N
Onix – Liria
Ndeshjet luhen në orën 15.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat