Luftojnë për trofeun më të vjetër para 22 mijë shikuesve 

Futboll

Luftojnë për trofeun më të vjetër para 22 mijë shikuesve 

Nga: K.G. Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:39
Luftojnë për trofeun më të vjetër para 22 mijë shikuesve 

Chelsea dhe Leicester City luajnë sot në "Wembley" për trofeun e kompeticionit më të vjetër në botë - FA Cup, në një ndeshje që mund të shënojë një pikë kthese kur bëhet fjalë për futbollin dhe kthimin në kushtet e mëparshme të garës dhe mjedisit.

Pas kufizimeve të shumta, lejes për një numër minimal të tifozëve (deri në tre mijë) dhe ndalesave të reja, kryesisht  heshtjes së zymtë dhe stadiumeve boshe, dueli midis Chelsea dhe Leicester në tempullin e futbollit në Londër do të shikohet nga 22 mijë shikues, e cila është afërsisht një e katërta e kapacitetit të stadiumit, shkruan media malazeze “Vijesti”.

“Që nga fillimi i bllokimit në mars të vitit 2020, kurrë nuk ka pasur gati aq shikues në asnjë nga pesë ligat më të forta evropiane, si dhe në garat më të forta evropiane të klubeve”, shkruan më tej.

“Do të jetë mirë të shoh përsëri tifozët” - tha trajneri i Leicester Cityt Brendan Rodgers.

 Leicester është i vetmi klub që nuk ka fituar kurrë Kupën e FA. Hera e fundit që ai ishte në finale, në vitin 1969.
Finalja luhet sonte në orën 18.15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat