Shqiptari nga Kosova shënon golin e parë në Bundesligën gjermane

Futboll

Shqiptari nga Kosova shënon golin e parë në Bundesligën gjermane

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:38
Shqiptari nga Kosova shënon golin e parë në Bundesligën gjermane

Futbollisti nga Kosova, Blendi Idrizi, regjistron ndeshjen e dytë dhe shënon golin e parë në Bundesliga I. 

Ai me Schalken 04 zhvilluan ndeshjen e fundit si vendas në Bundesliga, duke shënuar fitoren me rezultat 4:3 kundër Eintracht Frankfurtit. 

Idrizi bëri paraqitje të mirë, shënoi në minutën e 52-të nga rreth 16 metra në këndin e poshtëm të djathtë. 

Për Schalken shënuan Huntelaar (15'),  Idrizi (52'), Flick (60') e Hoppe (64') dhe për Eintrachtin An. Silva (29' e 72’) dhe N'Dicka (51'). 

Idrizi u zëvendësua në minutën e 77-të. Edhe Shkodran Mustafi u paraqit standard për Schalken. 

Eintracht është në vend të pestë me 57 pikë dhe Schalke në fund me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat