PSG dëshiron të transferojë Lewandowskin

Futboll

PSG dëshiron të transferojë Lewandowskin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:51
Robert Lewandowski

Kilyan Mbappe mund të largohet nga PSG në fund të sezonit 2022.

Sipas “L’Equipe”, në rast se Kilyan Mbappe largohet nga Paris Saint Germain, atëherë Robert Lewandowski është objektivi kryesor për ta.

Sulmuesi polak shihet si opsioni më i mirë në rast të largimit të 22 vjeçarit nga PSG.

Sipas artikullit, dështimi i ardhjes së Lionel Messit në Paris dhe çmimi i lartë i Mohamed Salah, bëjnë që Lewa të jetë një objektiv primar për ta.

Nëse Mbappe largohet këtë verë, PSG do të reagojë menjëherë me një ofertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat