A do të kërkojë Arsenali ta blejë Harry Kanen?

Futboll

A do të kërkojë Arsenali ta blejë Harry Kanen?

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:50
A do të kërkojë Arsenali ta blejë Harry Kanen?

Lajmi që ka tronditur Anglinë është ai që ka të bëjë me Harry Kane dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenham. Pë këtë ka folur edhe trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, në konferencë për shtyp.

“Mendoj se futbolli anglez duhet të jetë krenar që ka një lojtar si ai. Mendoj se ajo që ka bërë në Premier ndër vite është e pabesueshme.

Ai të jep mundësinë të luash kundër çdo skuadre sepse e di se mund ta fitosh ndeshjen në çdo moment”, ka thënë trajneri i Topçinjve.

“A do të kërkojë Arsenal-ita blejë? Nuk e di nëse do të largohet nga Tottenham. Është akoma një lojtar i Spurs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat